Ndërmarrja projektuese, ndërtimore dhe tregtare është nje kompani e krijuar pas luftës në Kosovë, mirëpo pronarët e saj vëllezërit Dakaj kanë një përvojë mjaft të gjatë perëndimore në këtë lëmi (me veprimtari mëse 10 vjeqare në Gjermani).

Kjo mund të vërehet edhe nga sukseset e ndërmarrjes. Ka një strukturë mjaft të organizuar me moshe të re dhe entuziast për punë dhe të dëshmuar në projektet e gjertanishme, është mjaft profesionale (Inxhinier të ndërtimtarisë, arkitektures, hidroteknikës, gjeodezisë, elektroteknikës, makinerisë).

Sukseset e ndërmarrjes dëshmohen me referencat që janë lëshuar nga institucone të ndryshme me të cilët kemi bashkëpunuar. Kryen punët duke filluar nga ndërtimtaria e ultë(rrugë, kanalizime, etj.), ndërtimtaria e lartë(objekte private dhe ato qeveritare), poashtu ka bërë edhe rrënimin e shumë objekteve ushtarake në kuadër të KFOR-it Gjerman.

Në këto vite veprimtarie na kanë përcjellë suksese të konsiderueshme prandaj falenderojmë bashkpuntorët dhe ju ftojm për bashkpunim të mëtutjeshëm për ndërtime të bukura dhe cilësore.