Ndërmarrja projektuese, ndërtimore dhe tregetare është nje kompani e krijuar pas luftës në Kosovë në vitin 1999. Pronarët e firmës vëllezrit Dakaj gjatë një pune të zellshme në Gjermani mblodhen mjete financiare nga puna e tyre dhe vendosen të investojnë në Kosovë, në lëminë e ndërtimit. Investimi i mjeteve të pronarëve në N.P.N.T.”Çlirimi” u koncentrua ne mekanizëm, mjete të punës dhe çka e panë që është më primare në staf teknik. Punimet e para i fillon në Prizren në KFOR-in Gjerman që u dëshmua shumë si firmë me perspektivë më të gjatë. Pasi që në Kosovë mori hov ndërtimi, si renovimet e objekteve të shkatrruara nga lufta , ndërtimet e reja si dhe rregullimi i infrastrukturës dhe N.P.N.T.”Çlirimi” u kyq në këto lëmi dhe deri më tani u tregua një ndër firmat ndërtimore më të sukseshme në Kosovë.

N.P.N.T.”Çlirimi” ka një strukturë mjaft të organizuar me moshe të re dhe entuziast për pune dhe të dëshmuar në projektet e gjertanishme, është mjaft profesionale (Inxhinier të ndërtimtarisë, arkitektures, hidroteknikës, gjeodezise, elektroteknikës, makinerisë).

Sukseset e ndërmarrjes dëshmohen me referencat që jane lëshuar nga institucone të ndryshme me të cilët kemi bashkëpunuar.

Kryen punët duke filluar nga ndërtimtaria e ultë(kanalizime, ujësjellës, rrugë, ura, etj.), ndërtimtaria e lartë(renovime të objekteve, ndërtime të objekteve me qelsa në dorë, etj).

Në këto vite veprimtarie na kanë përcjellë suksese të konsiderueshme prandaj falenderojm bashkpuntorët dhe ju ftojm për bashkpunim të mëtutjeshëm për ndërtime të bukura dhe cilësore.